Ilustrim

Aksident në Bresje, 6 të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në fshatin Bresje të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku.

Sipas policisë, 6 persona janë lënduar në aksidentin mes dy veturave.

Policia po ashtu ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur rreth orës 11:00. Policia nuk ka dhënë detaje tjera për shkaqet që kanë quar deri te ky aksident me të lënduar.