Foto: Ilustrim

Aksident në Bradash, Tre të Lënduar Rëndë

Për shkak se nuk e kanë përshtatur shpejtësinë me kushtet  e rrugës dy vetura janë përplasur mbrëmë pak pas mesnatës në fshatin Bradash të Podujevës.

Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar rëndë tre persona.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Florie Ahmeti, e ka konfirmuar rastin për KALLXO.com.

Ajo tha se njëri nga të lënduarit po vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK.

“Si pasojë e aksidentit janë lënduar rëndë shoferi i njërës veturë, i cili ende është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa shoferi i veturës tjetër së bashku me pasagjerin në këtë veturë pas trajtimit mjekësor janë liruar nga QKUK”, tha ajo.