Aksidenti mes një veture dhe një kamionete - Foto: KALLXO.com

Aksident mes Veturës dhe Kamionetës në Prishtinë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur rreth orës 18:00 në lagjen “Arbëria”, në Prishtinë.

Sipas një qytetari, i cili ka dërguar foto në KALLXO.com, në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë “Golf 4” dhe një kamionetë.

Qytetari ka thënë se nuk e di nëse ka të lënduar.

Ai ka treguar se në vendin e ngjarjes nuk janë parë as Policia as ambulanca.

Më poshtë sjellim fotot e dërguara nga qytetari.