Aksident mes tri automjeteve në afërsi të konvikteve - FOTO
16.5.2019 - 16:12
Një aksident trafiku ka ndodhur para rreth një ore në afërsi të konvikteve në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti e ka konfirmuar rastin për KALLXO.com duke thënë se në aksident janë përfshirë tri automjete.
“Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”, ka thënë Ahmeti.
KALLXO.com ka siguruar fotografi nga aksidenti i cili ka ndodhur në afërsi të konvikteve në Prishtinë.