(Arkivë) - Foto: KALLXO.com

Aksident mes një kamioni dhe një veture në magjistralen Kaçanik- Ferizaj

Një aksident ka ndodhur para 30 minutave në magjistralen Kaçanik- Ferizaj.

Dy persona janë dërguar në QKUK, derisa raportohet se të përfshirë në këtë aksident janë një kamion dhe një veturë.

KALLXO.com, ka kontaktuar zëdhënësin e policisë së rajonit të Ferizajt, Agim Gashi, i cili tha se policia është në vendin e ngjarjes, ndërsa dy persona janë transferuar për në emergjencë.

“Po një aksident ka ndodhur 30 minuta më parë mes një veture dhe një kamioni. Policia dhe ndihma e parë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Dy persona janë transferuar për në emergjencë. Policia është duke e hetuar rastin”, tha Gashi.