Aksident mes një kamioni dhe një furgoni në rrugën Prishtinë-Pejë

Një aksident I rëndë komunikacioni ka ndodhur para pak minutave në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë.

Në këtë aksident, sipas fotografive të dërguara nga qytetarët në adresë të KALLXO.com, janë përfshirë një kamion (maune) dhe një furgon.

Aksidenti, sipas qytetarit, ka ndodhur në pjesën e rrugës në fshatin Gllarevë të Klinës.

Policia është në vendin e ngjarjes

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari: