Arkiv

Aksident mes katër veturave me pesë të lënduar në Istog

Një aksident trafiku mes katër veturave ka ndodhur sot rreth orës 14:05, në fshatin Cërrcë të Istogut.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 14:00, policia është informuar për një aksident trafiku në fshatin Cërrcë të Istogut. Nga aksidenti në të cilin janë përfshirë katër vetura kanë mbetur pesë persona të lënduar lehtë”, tha Rugova për KALLXO.com.

Ai shtoi se njësitet policore po merren me rastin.