Aksident mes kamionit dhe kamionetes në Vushtrri

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Mitrovicë, Prishtinë, saktësisht në dalje të Vushtrrisë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se në bazë të informatave fillestare, nga ky aksident deri më tani tretman mjekësor ka pranuar një person.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një kamionet. Deri më tani një person ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.