Aksident i tmerrshëm mes veturës dhe motoçikletës (VIDEO +18)
25.6.2018 - 13:22
Një aksident mes një veturë dhe motoçikletë ka ndodhur në Pejë.
Në pamjet e kamerave që i ka siguruar KALLXO.com shihet aksidenti që e hedh përtoke një motoçiklist i cili më pas ngritet në këmbë i ndihmuar nga kalimtarë të rastit.
Driton Rugova nga Polica e Pejës e ka konfirmuar aksidentin per Kallxo.com.
Ai tha se një person ka pësuar lëndime të lehta trupore si pasojë e këtij aksidenti.
Rugova tha se policia do merret me procedura të mëtutjeshme, në anën tjetër nuk dihet gjendja e të përfshirëve në aksident.