Ilustrim

Aksident i rëndë në Vushtrri katër të lënduar

Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 7 të mëngjesit.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Shtitaricë të Vushtrrisë.

Si pasojë, drejtuesi dhe katër pasagjerë kanë pësuar lëndime, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Mitrovicës jugore, Avni Zahiti, nga të dhënat e para nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se drejtuesi i një automjeti në lëvizje nga pakujdesia dhe duke mos u përshtatur kushteve të rrugës ka humbur kontrollin ndaj automjetit duke dalë nga rruga.