Pamje të rënda aksident në hyrje të Pejës, 4 të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në hyrje të Pejës.

Sipas disa dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes në aksident ka edhe të lënduar.

KALLXO.com ka pranuar disa fotografi nga vendi i ngjarjes.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

“Në orët e pasdites ka ndodhur një aksident trafiku. Nga ky aksident mes dy veturave kanë mbetur të lënduar 4 persona. Gjendja e tyre fillimisht ka qen jashtë rrezikut për jetë. Të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës. End e nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti”, ka thënë Ibra për KALLXO.com.