Arkiv: Akil Gjakova | Foto: Facebook

Akil Gjakova në Finale të Europianit

Akil Gjakova, xhudisti kosovar, ka mbërritur deri në finale të Kampionatit Europian për moshën deri 23 vjeçe që po zhvillohet në Podgoricë.

Lajmin për këtë rezultat të Gjakovës e bëri të ditur në Facebook trajneri i tij Driton Kuka.

“Akil Gjakova në finale të Kampionatit Europian kundër garuesit nga Rusia Onder”, shkroi Driton Kuka, duke postuar fotografinë nga një duel i fituar i Gjakovës.

Distria Krasniqi në të njëjtin kampionat në konkurrencën e femrave e fitoi medaljen e artë.

“Medalja e dytë për shtetin tonë pas të artës së Distrias dje”, shkroi Driton Kuka.

Duelet finale pritet të fillojnë në orën 16:00