ARKIV: Akil Gjakova pas triumfit | Foto: Facebook

Akil Gjakova kualifikohet në finale

Akil Gjakova e ka mposhtur medalistin e argjendtë Olimpik nga Lojërat Olimpike Rio 2016, Rustam Orujov, në gjysmëfinale të Grand Prixit të xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Xhudisti kosovar u kualifikua në finale, duke siguruar medalje në kategorinë -73 kg.

Akil Gjakova në finalen e madhe do të përballet me Fabio Basile të Italisë, medalist i artë nga Rio 2016, kategoria -66 kg. Finalja zhvillohet pas orës 17:00.