Akil Gjakova në podiumin e fituesve | Foto: Facebook

Akil Gjakova i Argjendtë në Podgoricë

Akil Gjakova në Kampionatin Europian në Podgoricë për moshën deri në 23 vjet fitoi medaljen e argjendtë.

Gjakova u mposht në finale nga xhudisti rus Ondar, por tashmë kishte siguruar medaljen e argjendtë.

Trajneri Driton Kuka në një postim në Facebook këtë medalje e vlerësoi “suksesin më të madh në karrierë” të Akil Gjakovës.

Kosova nga ky kampionat u kthye me dy medalje- të artën e Distria Krasniqit dhe të argjendtën e Akil Gjakovës.