Hatixha Mehmetoviq bën homazhe në kompleksin memorial të Srebrenicës.

Akademikët: Komisionet serbe të Bosnjës kërkojnë të ndryshojnë të vërtetën

Akademikë ndërkombëtarë paralajmëruan në një letër të hapur se komisionet e krijuara së fundmi nga Republika Srpska për të hetuar krimet e luftës në Srebrenicë dhe Sarajevë ngjajnë si përpjekje për të vënë në pikëpyetje të vërtetat e përcaktuara tashmë.

Tridhjetë e një ekspertë ndërkombëtar për konfliktet në ish-Jugosllavi kanë shkruar një letër të hapur duke thënë se komisionet e ngritur nga Republika Srpska për të hetuar krimet e luftës në Srebrenicë dhe abuzimet ndaj serbëve në Sarajevë gjatë konfliktit të viteve 1990 ngjajnë me revizionizmin e jo me një përpjekje të vërtetë për të përcaktuar të vërtetën.

“Ekzistojnë tashmë struktura ekzistuese për arritjen e së vërtetës dhe pajtimit, si në nivel global ashtu edhe në rajonin jugosllav dhe komisionet e reja të lajmëruara së fundmi nga Republika Srpska i përshtaten një modeli rishikimi të të vërtetave të përcaktuara tashmë,” thotë letra.

Ndër nënshkruesit janë Eric Gordy, profesor në University College London, Jasmin Mujanoviç i Elon University, Edin Hajdarpasiç nga Universiteti Loyola në Çikago dhe Florian Bieber nga Universiteti i Grazit.

Qeveria e Republikës Srpska njoftoi themelimin e dy komisioneve më parë këtë muaj.

Një do të hetojë krimet kundër serbëve dhe boshnjakëve në dhe përreth Srebrenicës nga viti 1992 deri në vitin 1995, duke përhapur frikën se do të përpiqet të minimizojë seriozitetin e gjenocidit të vitit 1995 të më shumë se 7,000 burrave dhe djemve boshnjakë.

Krerët e Republikës Srpska nuk e pranojnë se masakrat nga forcat serbe të Bosnjës përbënin gjenocid, pavarësisht nga vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe atyre vendore.

Letra e akademikëve pohon se komisioni është i përbërë nga “elemente të vogla, individë që nuk përfaqësojnë as pikëpamjet e dakorduara të komunitetit akademik ose atij ligjor, dhe që duken se janë përzgjedhur për të prodhuar narrativa që do të çojnë përpara politikën revizioniste të qeverisë aktuale të Republikës Srpska” .

Komisioni i dytë i Republikës Srpska do të hetojë vuajtjet e serbëve në Sarajevë gjatë luftës.

Letra e akademikëve pohon se kjo është pjesë e një “strategjie për të kthyer ankesat legjitime në material për tallje të vuajtjeve të pësuara nga të tjerët”.

Në letrën e tyre, akademikët thanë se përvoja e komisioneve në hapësirën post-jugosllave është e përzier, me nisma nga lart poshtë në Serbi dhe Kroaci për shkak të anshmërisë, motivimit të dukshëm politik dhe një qasjeje të përgjithshme që kërkonte të justifikonte abuzimet përmes relativizimit.

“Komisionet e krijuara së fundmi përfaqësojnë kulminacionin e më shumë se një dekade mohimi të gjenocidit dhe revizionizmit historik nga ana e qeverisë në Republikën Srpska, një periudhë që ka koinciduar me një rënie dramatike në legjitimetin e përgjithshëm demokratik dhe transparencën e qeverisë në Banja Luka,” thotë letra.