Akademia Mbretërore ’Sandhurst’ i dhuroi FSK-së literaturë ushtarake

Akademia Ushtarake Mbretërore “Sandhurst’’ i ka dhuruar një donacion me libra nga fusha ushtarake Qendrës për Studime Universitare të FSK-së.

Këtë njoftim e ka bërë Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës përmes një postimi në Facebook.

Sipas ministrisë ky donacion do t’i ndihmojnë shumë kadetët e QSU-së, të fitojnë njohuri dhe të plotësojnë njohuritë e tyre në fushën ushtarake.

“Në bazë të marrëveshjeve për bashkëpunim mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës e në veçanti mes Akademisë Ushtarake Mbretërore ’Sandhurst’ dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, po vazhdon realizimi i saj, me zhvillimin e aktiviteteve dhe mbështetjen e vazhdueshme nga Akademia Ushtarake Mbretërore ‘Sandhurst’ për FSK-në, si në ngritjen arsimore dhe përgatitjet ushtarake për pjesëtarë të FSK-së, të cilët po studiojnë në këtë akademi, që nga niveli bazik dhe deri te niveli më i lartë”, thuhet në njoftim.