Afrim Ajvazi, ZRrE - Foto: KALLXO.com

Ajvazi: Nëse MMPH dërgon shkresë në do ta ndalim menjëherë operimin e kompanisë

Afrim Ajvazi nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, ka thënë se nëse Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dërgon shkresë në ZRrE se një kompani po shkakton dëme ambientale ne do ta ndalim operimin e saj. Këtë jua garantoj, tha ai.

“Ambienti nuk është çështje e jona, pëlqimi mjedisor është përkthyer gabimisht dhe ne kur kemi ardhur në formën e fundit administrative sepse procesi i ndërtimit është shumë më i komplikuar sesa me e marrë një licencë, e kemi parë se pëlqimi mjedisor ka qenë gabim, të gjitha këto dokumente do t’i skenoj dhe do të ju dërgoj, kryeni përgjegjësitë e juaja, mos i mashtroni njerëzit me ardhë me shti miliona e tani rri. Thuana ju si ministri se nuk është në përputhje me ambientin dhe ne e ndërpresim menjëherë, ju garantoj”, ka premtuar Ajvazi.

Ndërsa, ministri Matoshi ka thënë se do të dërgojë shkresë në ZRrE për dëmet që Kelkos Energy i ka shkaktuar ambientit në Deçan

“Nesër do të dërgoj letër në ZRrE, por këto gjëra i di ZRrE sepse këta i dinë hapat dhe procedurat, janë mbi dhjetë hapa, kjo kompani është duke prodhuar rrymë”, ka thënë Matoshi në debatin për Lumbardhin.

Në këtë debat marrin pjesë: Fatmir Matoshi, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Valdrin Lluka, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës; Afrim Ajvazi nga ZRrE; Adriatik Gacaferi nga shoqëria civile dhe Viktor Berishaj, hulumtues.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.

www.kallxo.com