Ajër i pashëndetshëm sonte në Prishtinë

Indeksi i cilësisë së ajrit është 183, në bazë të matjeve të bëra deri në orën 19:00 nga matësi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Ndotja në këtë nivel është shqetësuese për njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ndotjes së ajrit.

Prandaj në bazë të këtij niveli, rekomandohet që fëmijët dhe të rriturit me sëmundje të frymëmarrjes si astma, duhet të kufizojnë qëndrimin e zgjatur jashtë shtëpisë.

Prishtina vazhdon ta ketë indeksin më të lartë të ndotjes së ajrit në rajon.