AI Prezanton Raportin "Plagë që Djegin Shpirtin"

Sot prezantohet raporti i Amnesty International “Plagë që të djegin shpirtin: Dëmshpërblim për të mbijetuarit e përdhunimit gjate luftës, por drejtësi s`ka akoma”.

Raporti shpalos ndikimin shkatërrues fizik dhe psikologjik, që u ka shkaktuar të mbijetuarve, dhuna seksuale gjate luftës, të cilët deri tani janë margjinalizuar nga shoqëria dhe nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga qeveria.

Në janar të 2018-ës, të mbijetuarit do të njihen zyrtarisht, dhe mund të bëjnë kërkesë për të marrë shpërblime për dëmin e vuajtur.