Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti - Foto: Facebook

Ahmeti tregun kur do të caktohet vendi për shtatoren e Anton Çetës

Punimi i shtatores së profesorit universitar dhe akademikut Anton Çeta, i cili ishte i njohur për pajtimin e gjaqeve në Kosovë, ka ngjallur diskutime të ndryshme në vend.

Sipas, kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, diskutimi i vetëm që duhet të bëhet rreth shtatores së tij, është vetëm gjetja e lokacionit të përshtatshëm.

Në rrjetin social Facebook, ai njoftoi se gjatë javëve në vijim komuna e Prishtinës do të shqyrtojë propozimet për vendin e vendosjes së shtatores së Anton Çetës.

“Anton Çeta është një prej figurave më frymëzuese dhe emancipuese në Kosovë e më gjerë. Si i tillë, diskutimi për shtatoren duhet të jetë i kufizuar vetëm në gjetjen e vendit më të dinjitetshëm, jo vetëm si respekt për veprën, por edhe si shpërndarje e frymës së emancipimit, mobilizimit dhe ballafaqimit me problemet shoqërore në Kosovë që ka frymëzuar Çeta. Si Komunë, gjatë javëve në vijim do të shqyrtojmë e propozojmë lokacionet për shtatoren”, ka shkruar Ahmeti.