Shpend Ahmeti. Foto: Kallxo.com

Ahmeti premton investime në çerdhe e shkolla profesionale

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Kryetari i Prishtinës është zotuar për projekte milionëshe në fushën e infrastrukturës shkollore.

“Fokusi jonë do te jetë në ndërtimin e kopshteve dhe shkollave të reja, për të cilat tani më janë siguruar investime milionëshe, dhe reformimin e shkollave profesionale, të cilat do të aftësohen për përgatitjen e kuadrove për tregun e punës. Në ketë plan jemi ne fazën e përgatitjes së projekteve për disa lëmenj të punës, si elektroteknika, turizmi dhe hoteleria, profileve të mjekësisë, ndërtimtarisë, agrobiznesit, e të tjera, me organizata të fuqishme gjermane, austriake dhe zvicerane’, shkroi Ahmeti në Facebook

Ai uroi për fillimin e vitit të ri shkollor duke përmendur se kanë filluar të përgatitur në 73 institucionet shkollore të kryeqytetit.

“Sot fillon viti i ri shkollor 2018/2019. Si Komunë jemi angazhuar me të gjitha kapacitetet institucionale që të sigurojmë kushte për fillimin e një viti të mbarë, në 73 institucione të niveleve të ndryshme shkollore, me 45,400 fëmijë. Në shumicën e institucioneve shkollore janë bërë investime të mëdha për përgatitjen e infrastrukturës shkollore”, shkroi ai.

Ai poashtu falenderoin Organizatën TIKA e cila së bashku me fondet e siguruara nga Komuna, ka ndryshuar pamjen e brendshme të shkollës “Elena Gjika”e të tjera.