Kuti e rrymës së semaforit e dëmtuar - Foto: Facebook

Ahmeti: Po Dëmtohen Qëllimshëm Kutitë e Rrymës të Semaforëve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar përmes profilit të tij në “Facebook” ndaj dëmtimit, të qëllimshëm sipas tij, të kutive të rrymës të semaforëve në qytet.

Sipas Ahmetit, janë disa raste të dëmtimeve të tilla në udhëkryqet e Prishtinës.

Ai ka treguar është lajmëruar Policia dhe se kanë filluar hetimet.

“Të gjitha janë në riparim e sipër por kjo ka shkaktu telashe të jashtëzakonshme në trafik”, ka shkruar kryetari i Prishtinës, i cili është në garë për të marrë edhe një mandat.

“Dëmtimet e qëllimshme në fushatë zgjedhore janë tepru dhe ne shpresojmë që policia të zbulojë dorasit sa më shpejtë”, ka theksuar Shpend Ahmeti.