Ahmeti në ShBA takohet me Mathew Palmer
29.4.2019 - 20:27
Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe i Ekipit Negociator të Kosovës Shpend Ahmeti po qëndron në vizitë zyrtare në ShBA.
Në këtë vizitë ai u takua me Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit Z. Mathew Palmer dhe me Drejtorin për Evropë dhe Rusi në Këshillin Kombëtar të Sigurisë z. John Erath.
“Në takim diskutuam mbi reformat në nivelin lokal, sfidat në nivelin qëndror dhe qëndrimet e PSD për temat e rëndësishme në vendin tonë. Marrëdhëniet me ShBA janë të rëndësisë së veçantë dhe koordinimi duhet të jetë prioritet i politikës sonë të jashtme”, shkroi Ahmeti në Facebook.