Ilustrimi: Trembelat

Ahmeti flet për pyetjen që 'Kamishi' i bëri Devollit për 'Coca-Cola' në Komision për Telekomin

Njëri nga ish-kryesuesit të Ekipit negociator për dialogun me Serbinë dhe kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka folur për pyetjen e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu në lidhje me Coca-Colen në jahtin e Devollëve që i është parashtruar Blerim Devollit në Komisionin hetimor për gjendjen e Telekomit të Kosovës.

Ahmeti ka thënë se ajo ka qenë një pyetje e deputetit Haxhiu për të përhumbur temën në Komision.

“Ato janë të Kamishit, me gjujt fjalë, me e përhumbë temën. Nuk janë bërë pyetje të mira. E Kamishi t’u gjujtë fjalë, e mundohet me shpërnda fajin te një grup më i madh është shumë gabim”, ka deklaruar Ahmeti në emisionin “Debat Plus” në televizionin Dukagjini.

Shpend Ahmeti ka shtuar se kontrata me Z-Mobile është vetëm njëri nga problemet e Telekomit duke shtuar se ka edhe kontrata të tjera të dëmshme.

“Një prej problemeve është Z-Mobile. Duhet hetim në Telekom. Në Telekom nuk është e dëmshme vetëm kontrata me Z-Mobile, është problemi mbi punësimin, shpenzimi i marketingut”, ka deklaruar Ahmeti në televizionin Dukagjini.

Ahmeti është shprehur se kontrata me Z-Mobile është e dëmshme, kontrata nuk do të duhej të nënshkruhej dhe nuk do të duhet të vazhdohet me kushtin që nuk do të ketë dëme më të mëdha.

https://kallxo.com/deputeti-i-pdk-se-e-pyet-devollin-a-ke-pi-coca-cola-me-shpend-ahmetin/

.