Ilustrim

Ahengu familjar në Gjakovë përfundon me një person të arrestuar

Një aheng familjar në Gjakovë, ka përfunduar me një person të arrestuar për përdorim të armës.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 14:30, është arrestuar i dyshuari në Gjakovë pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri.

Sipas njoftimit të policisë, njësitet policore nga i dyshuari kanë konfiskuar armën me një karikator të zbrazë dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari për gjuajte me armë është dërguar në mbajtje.