Agron Demi reagon ndaj 'fryrjes' së Qeverisë me koordinatorë

Analisti i politikave në Institutin GAP, Agron Demi ka reaguar pas zgjedhjes së Mendim Rugovës si Koordinator për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit dhe Rexhep Hotit si Koordinator për Kulturë, Rini e Sport në mbledhjen se sotme të qeverisë.

“Pasi u tejngop administrata shtetërore me ministra, zëvendësministra, agjenci…tash Qeveria Haradinaj e ka nisë një rend të ri të pozitave të larta shtetërore: atë të KOORDINATORËVE”, ka shkruar Demi në Facebook.

Ai ka thënë që punët që do të kryejnë koordinatorët do të duhej të kryheshin nga ministrat ose nga zëvendësministrat.

Agron Demi

“Pas emërimit të Koordinatorit për Çështjet e Rinisë dhe Koordinatorit Nacional për Administratë Shtetërore, sot qenkan emëru edhe Koordinatori për Ndryshime Klimatike dhe Koordinatori për Kulturë, Rini dhe Sport. Tash kjo nuk ndalet deri sa të emërohet nga një koordinator për secilën fushë”, ka shkruar Demi.

http://kallxo.com/qeveria-i-ben-edhe-dy-koordinatore-mendim-rugoven-e-rexhep-hotin/

“Koxha injorant duhet me qenë e mos me u ba nervoz me këtë kërdi që është ka bahet në taksat tona”, ka përfunduar Demi.