Sulmi ndaj Gazetarit Taulant Osmani

AGK Kërkon të Hetohet Sulmi ndaj Taulant Osmanit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në një reagim, pas sulmit, kërcënimit dhe fyerjes ndaj gazetarit të KALLXO.com Taulant Osmani, reagoi duke kërkuar që ky rast të hetohet.

“AGK kërkon nga institucionet relevante që hetojnë sa më shpjet këtë rast”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK-ja në reagim tregon se “Osmani është kërcënuar, fyer dhe tentuar të sulmohet nga disa persona, teksa po ndiqte protestën e shoqërisë civile në Gjilan kundër zhvendosjes së shtatores së Luftës Nacional- Çlirimtare ‘Ushtarët e Ramë’”.

KALLXO.com shkroi sot për sulmin dhe kërcënimin ndaj gazetarit Osmani.

Osmani tregoi se ishte duke e incizuar një debat mes kundërshtarëve dhe përkrahësve të zhvendosjes së shtatores, kur disa persona e kërcënuan, e shtynë, e shanë dhe tentuan t’ia marrin telefonin,

Sulmi ndaj Osmanit është i dyti që u bëhet gazetarëve të KALLXO.com brenda një jave.

http://kallxo.com/sulmohet-kercenohet-dhe-fyhet-gazetari-i-kallxo-com/

Sipas shënimeve të policisë, vetëm nga janari deri më 15 tetor të këtij viti janë shënuar 23 raste të veprave penale kundër gazetarëve.

Dje Taulant Osmani ishte bashkautor i një shkrimi për shtatoren që po zhvendoset në Gjilan.