AGK i adreson Avokatit të Popullit shqetësimet për cënimin e lirisë së shprehjes

Përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një takim me Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari.

“Përfaqësuesi i AGK-së, ka adresuar pranë Avokatit të Popullit shqetësimet e organizatës që kanë të bëjnë me cenimin e lirisë së shprehjes, nismat legjislative të cilat e prekin fushën e medieve, problemet sociale dhe shkeljen e të drejtave të punës së gazetarëve, mos respektimin e ligjit për qasje në dokumente publike nga ana e institucioneve të vendit dhe një sërë çështjesh tjera që ndërlidhen me lirinë e shprehjes në Kosovë, e cila përbën një nga të liritë më fundamentale të demokracisë tonë qytetarë”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të institucionit që drejton se brenda kompetencave ligjor dhe kushtetuese të cilat i ka, ‘do të jetë mbështetës i kërkesave të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës në avokimin e lirisë së medieve dhe të drejtave të gazetarëve’.