AGK e shqetësuar nga veprimet e oficerëve korrektues ndaj gazetarit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj veprimeve të oficerëve korrektues ndaj gazetarit të T7 Mirlind Behluli.

AGK u ka bërë thirrje zyrtarëve shtetërorë, dhe të gjithë atyre që janë të thirrur për të mbrojtur dhe ruajtur rendin e ligjin, që të mos pengojnë gazetarët në kryerjen e detyrës së tyre.

“AGK inkurajon të gjithë gazetarët që të mos ndalen së raportuari për çfarëdo shkelje që iu bëhet gjatë kryerjes së punës”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje thuhet se Behluli po përcillte një ngjarje ditore në Dubravë kur u pengua nga disa oficerë korrektues që ta merrte një deklaratë nga një ish pjesëtar i UÇK-së, ish i burgosur në Burgun e Dubravës, dëshmitar në Hagë që hyri në skenë papritur dhe po akuzonte përfaqësuesit politikë të pranishëm.