Foto e veturës së gazetares Serbeze Haxhiaj- Foto: KALLXO,com

AGK Dënon Tendencën e Frikësimit të Gazetares Serbeze Haxhiaj

Redaktores së Radio Kosovës, Serbeze Haxhiajt brenda muajit mars dy herë i është ngjyrosur vetura me ngjyrë të kuqe nga persona të panjohur.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me anë të një njoftimi ka thënë se e ka marrë me shqetësim informatën e redaktores Haxhiaj.

Sipas njoftimit, Haxhiaj ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës lidhur me këto dy raste, të cilat ajo i sheh si tendencë për ta frikësuar.

Sipas Serbeze Haxhiajt, veprimet e tilla po e shqetësojnë familjen e saj.

“AGK dënon këtë akt, i cili ka për qëllim kërcënimin e gazetares dhe u bën thirrje organeve të sigurisë që të merren seriozisht në zbardhjen e rastit të Serbeze Haxhiajt dhe gjitha rastet tjera, ku gazetarët janë cak i sulmeve fshehurazi”, thuhet në njoftim të AGK-së.

Vetura e Gazetares Serbeze Haxhiaj, e ngjyrosur nga persona të panjohur rreth 3 javë më parë