Arkiv Fotografi nga takimi mes Kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe Kancelares gjermane Angela Merkel, Foto: ZKM

Agjenda e kryeministrit Haradinaj në Berlin, sot takimi me kancelaren Merkel

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, dje mbërriti në Gjermani. Ai atje do të qëndrojë deri të premten, ku do të ketë takime me zyrtarë të lartë gjermanë, përfshirë këtu edhe kancelaren Angela Merkel.

Në vazhdim mund ta mësoni agjendën e plotë të kryeministrit.

E Enjte, 06 Qershor, takim me Jakob-Kaiser Haus Dorotheenstr.

Takim pune me Dr. Angela Merkel Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë.

Pjesëmarrja në Hapjen e Konferencës “Takimet Ndërkombëtare“.

Darkë e Konferencës Pjesëmarrje aktive me fjalim të Kryeministrit.

E Premte, 07 qershor 2019 07:30 – 09:20 Pjesëmarrje në Lutjet e Mëngjesit.

Takim me deputetët e CDU ⁃ Peter Beyer ⁃ Christian Schmidt ⁃ Dr. Johann Wadephul Bundestag.

Haradinaj gjatë mbërritjes në Gjermani dje u prit me nderime ushtarake.