Agjencia e Akreditimit ende pa drejtor, MAShT të kënaqur me ushtruesin e detyës

Organi shtetëror që merret me akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë në vend, po funksionon me ushtrues detyre për afro 10 muaj.

Kjo pasi pocedurat për zgjedhjen e një drejtori kanë mbetur pezull.

Ministria e Administratës Publike ka përfunduar procedurën e rekrutimit në tetor të vitit të kaluar dhe kishte dorëzuar listën e ngushtë me tre persona në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për ta proceduar në qeveri.

Përzgjedhja e listës së ngushtë që përfshin Afrim Lokun, Rifat Morinën, Naim Gashin ishte publikuar më 25 tetor të vitit 2018.

Më pas, kandidati Anton Gojani që nuk ishte përzgjedhur në listën e ngushtë, ishte ankuar në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës.

Kjo ankesë ishte bërë më 11 dhjetor të vitit të kaluar  mirëpo nuk ka mundur të shqyrtohet  për shkak se ky këshill momentalisht nuk ka kuorum për vendimarrje, ndërsa anëtaët e rinj të këtij këshilli ende nuk janë votuar në Kuvend.

Eshref Shabani, Kryesuesi i këtij Këshlli në mars të këtij viti, për KALLXO.cm kishte thënë se afati ligjor i vendimit lidhur me këtë ankesë ka kaluar.

“Afati i ankesës ka kaluar, qeveria ka mundur ta procedojë por nuk kanë dashur ta procedojnë, kanë dashur ta presin vendimin e këshillit. Ankesa figurativisht e suspendon çdo procedim administrativ por meqënese ka kaluar afati i vendimmarrjes thash është çështje e tyre mujnë me procedu”, tha Shabani.

Në anën tjetër, Këshilltari i Ministrit të Arsimit, Valmir Gashi  ka thënë se ushtruesi i detyrës në këtë agjenci po luan një rol të madh për punët e AKA-së.

“Në konkursin e fundit që ka qenë, ka palë që janë ankuar dhe institucionet përkatëse ende nuk i kanë shqyrtuar ankesat. Agjencioni është në një proces të rëndësishëm dhe Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit është duke luajtur një rol të madh në këtë proces.”, tha Gashi.

Në anën tjetër, Zeqir Bekolli, zëdhënës në Ministrinë e Administratës Publike tha se nga MAShT nuk kanë dëgjuar më asgjë që nga dërgimi i listës së ngushtë.

“MAP-i ka përfunduar procedurën e rekrutimit për pozitën drejtor në Agjencinë e Kosovës për Akreditim në kuadër të MASHT-it. Pas publikimit të listës me tre kandidatë më të mirë, të vlerësuar nga Komisioni për Vlerësimin e Kritereve, MAP-i listën e ka dërguar te ministri i MASHT-it, për rekomandimin e njërit prej tyre, me qëllim të procedimit për emërim në Qeveri. Kundrejt këtij veprimi, MAP-i nuk ka pranuar asnjë përgjigjeje nga ministri i MASHT-it, madje as shkresë nga për rishpallje të kësaj pozite”, tha Bekolli për KALLXO.com.

Momentalisht pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Agjencisë së Akredimit e mban Avni Gashi.

https://kallxo.com/mbetet-pezull-perzgjedhja-e-drejtorit-te-agjencise-se-akreditimit/