Kryetari i Podujevës, Agim Veliu dhe drejtuesit e LDK-së në një tubim zgjedhor - Foto: Facebook

Agim Veliu tregon gjendjen e tij pas aksidentit

Kryetari i Komunës së Podujevës është aksidentuar pasditen e sotme në fshatin Besi.

Veliu përmes një postimin në facebook ka njoftuar se nga ky aksident ka shpëtuar pa lëndime trupore.

“Ju njoftoj se sot, në përpjekje për tu shmangur nga një aksident kam dalë nga rruga me veturë.
Fatmirësisht aksidenti ka përfunduar vetëm me dëme materiale dhe pa lëndime trupore.
Ju falënderoj të gjithë juve që më keni kontaktuar dhe jeni shqetësuar për gjendjen time shëndetësore. Ju njoftoj se jam shëndosh e mire”, ka shkruar Veliu në postimin e tij në facebook.

Para pak minutave, përmes një komunikate për media ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në lidhje me aksidentin e Veliut.

“Sot, nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Podujevës, Agim Veliu i ështëshmangur një aksidenti të mundshëm rrugor në fshatin Besi, në magjistralen Prishtinë –Podujevë. Në tentim për t’u larguar nga një veturë që kishte hyrë në tejkalim nga krahu i kundërt i rrugës, vetura e  Veliut është vënë në kontakt me mbrojtëset anësore të rrugës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

LDK tregon se si u aksidentua Agim Veliu