Kuvendi Zgjedhor i LDK-së - 03.08.2019

Agim Veliu Kryesues i Punimeve në Kuvendin e IX-të Zgjedhor të LDK-së

Është zgjedhur Kryesia e punës së Kuvendit të IX-të Zgjedhor të LDK-së.

KALLXO.com merr vesh se Agim Veliu do ta udhëheq Kuvendin Zgjedhor deri në përfundim.

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke e mbajtur Kuvendin e saj të IX zgjedhor dhe interesimi i mediave është shumë i madh.

355 delegatë do të votojnë për të zgjedhur strukturat e reja të partisë, duke filluar nga Kryetari, Kryesia e partisë dhe Këshilli i Përgjithshëm.

Në sallën ku do të mbahen zgjedhjet janë të vendosura edhe 2 kuti votimi.

Ende nuk dihet nëse në atë kuti votimi do të hyjnë votat për kryetarin e partisë apo për strukturat e tjera.

Askush nga LDK deri më sot nuk e ka konfirmuar zyrtarisht kandidaturën për të marrë kreun e partisë.

Ditëve të fundit, Kryesia dhe degët e LDK-së kanë mbajtur takime të shpeshta e maratonike duke tentuar të gjejnë një kandidat konsensual, por që kanë vendosur ta lënë mister çështjen e kandidatëve.

Haziri: Deri nesër në ora 10-të kureshtja për kandidatin për kryetar nuk do të shuhet