Agim Çeku në Gjykimin e Ministrave

Agim Çeku që ishte Kryeministër i Kosovës në vitet 2006-2007 po dëshmon në gjykimin e ish-ministrave të kulturës Astrit Haraqija e Valton Beqiri dhe producentëve filmikë Armond Morina e Nehat Fejza.

Ish-ministrat akuzohen akuzoheshin për shpërdorim detyre, ngase kishin mbështetur filmat “Mysafir në Sofër” dhe “Ndjekja e Larës” të producentëve filmikë Armond Morina e Nehat Fejza, derisa këta dy producentë ngarkohen për mashtrim.

Çeku gjatë dëshmisë së tij tha se i kujtohej “si sekuencë se Armond Morina mu ka ankuar se gjërat nuk po ecin siç jane paraparë. Më kujtohet se shqetësimet ia kam shprehur ministrit Astrit Haraqisë”.

Çeku më tutje deklaroi se ish-ministri haraqija atëherë i kishte thënë se “është në dijeni dhe se do te merret me këto shqetësime”.

Armond Morina ishte producent i filmit “Mysafir në Sofër” i cili nuk përfundoi asnjëherë”, ndërsa për të u dhanë para nga Ministria e Kulturës.

Agim Çeku tha se ka mbështetur si kryeministër projektin e Morinës duke u bazuar në dy parime.

“Me sa e di, ministri Haraqija këtë projekt e paraqit në mbledhje në qeveri dhe se unë jam nis nga dy parime- ta vazhdoj kontinuitetin dhe se nëse është e përballueshme në aspekt buxhetor unë gjithë i kam mbështet,” tha Çeku.

Teki Bokshi, avokati i Astrit Haraqisë ia paraqiti pastaj Agim Çekut një dokument në gjuhën angleze për mbështetjen e filmit “Mysafir në Sofër” që Çeku tha se e ka nënshkruar.

Ish-ministrat e Kulturës Astrit Haraqija e Valton Beqiri në dhjetor të vitit të kaluar u dënuan me nga 10 muaj burg me kusht, producenti filmik Armond Morina me 6 muaj burg efektiv, ndërsa producenti tjetër Nehat Fejza u shpall i pafajshëm.

Gjykata e Apelit pastaj e ktheu në rigjykim këtë çështje, ndërsa kërkoi që ish-kryeministrat Bajram Kosumi e Agim Çeku të jenë dëshmitarë.

Bajram Kosumi dëshmoi më 6 shtator kur tha se kishte njohuri për filmin e Armond Morinës “Mysafir në Sofër”.

Ditën kur dëshmoi Kosumi, ish-ministrat dhe producentët e akuzuar u deklaruan të pafajshëm.

http://kallxo.com/kosumi-flet-per-mysafir-ne-sofer/

Pëveç Çekut, sot dhanë dëshminë edhe Zeqir Hamiti, Kimete Berisha, Kamoran Goranci, Esin Shishko, Alberta Troni dhe eksperti Riza Blakaj. Të gjithë u qëndruan besnikë dëshmive të tyre të mëparshme.