Agim Bahtiri - Foto: Facebook
Agim Bahtiri paralajmëron luftë nëse ‘preket’ Mitrovica
04.2.2019 - 19:25
Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, ka paralajmëruar luftë nëse preket Mitrovica.
Këto komente Bahtiri i bëri gjatë tryezës kushtuar 19 vjetorit të masakrës në veri të Mitrovicës.
Sipas Bahtirit, plani i Serbisë parasheh ndarjen e këtij qyteti përmes Ibrit. Por, ai tha se nëse preket Mitrovica do të bëhet luftë që s’është parë asnjëherë deri me tani.
“Plani i Serbisë është ndarja e Kosovës përmes lumit Ibër. Nëse preket Mitrovica do të bëhet luftë që s’është parë asnjëherë deri më tani. Mitrovica nuk guxon me u prek. Do të flasin vetëm qytetarët dhe Mitrovica do të jetë epiqendër e fuqishme e revolucionit, këtë lë ta dinë të gjithë “, ka thënë Bahtiri.