Gara e atletikës "Gjilani 2017" - Foto: Komuna e Gjilanit
Afro 1,000 Atletë në Garën ‘Gjilani 2017’
Rreth 1,000 atletë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe shtete të tjera të rajonit kanë marrë pjesë në garën e atletikës të organizuar nga Komuna e Gjilanit në nderim të kujtimit të protestave të mëdha studentore të vitit 1981.
Sipas një njoftimit të Komunës së Gjilanit, në emër të Komunës garën “Gjilani 2017” e ka përshëndetur Malazog Hoxha, udhëheqës i Njësisë për Sport.
Pasi ka falenderuar kryetarin Lutfi Haziri për mbështetjen e kësaj gare, Hoxha tha se nuk mbahet mend një pjesëmarrje kaq masive e atletëve në një garë të tillë në Gjilan.
Ndërsa, kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, ka përgëzuar Komunën e Gjilanit për nivelin e lartë të përgatitjes së garës.
Kjo garë është organizuar në tri nivele: për seniorë, juniorë dhe pionierë.
Gjithashtu, në këtë garë kanë marrë pjesë edhe veteranët dhe personat me nevoja në zhvillim.
Ndryshe, i gjithë shtegu i vrapimit është përcjellë nga Policia e Kosovës në Gjilan dhe nga ekipet e shumta emergjente të Mjekësisë Familjare si dhe nga një numër i madh i qytetarëve.
http://kallxo.com/thaci-kujton-demonstratat-e-vitit-1981/
Redaktoi: Naser Sertolli