Aferdita Bytyqi tregon se a është veterane e luftës

Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyqi ka komentuar lidhur me veprimtarinë e saj në luftën e fundit në Kosovë.

Emri i Bytyqit u përmend nëpër media si pjesë e një liste të publikuar për të cilën thuhet se është pjesë e aktakuzës për rastin e njohur si ‘veteranët’.

Një listë që po qarkullon në media ka listuar njerëz që thuhet se dyshohen se kanë marrë në mënyrë të kundërligjshme statusin e veteranit apo kanë përfituar kundërligjshëm nga pensioni që ipet për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bytyqi për KALLXO.com tha se asnjëherë nuk ka përfituar asgjë nga statusi i veteranes së luftës megjithëse ka kontribuar.

“Unë kam qenë në luftë në stafin civil mbështetës dhe asnjëherë as nuk kam aplikuar as nuk jam paisur apo përfituar diçka si veterane e luftës e as nuk e kam marre pensionin”, tha Bytyqi.