Afër Drenasit Gjenden Gulinovë, Mitralozë, Predha e Zola

Policia e Kosovës sot rreth orës 13:20 ka pranuar një informacion se në fshatin Verbovc është gjetur një sasi e konsiderueshme e armatimit.

Menjëherë Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se bëhet fjalë për një sasi të madhe armatimi, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti-Haziraj.

“Në këtë vend janë gjetur armatim të llojit Gulinov, pushkë mitraloz, municion i Gulinovit, predha të mortajave të dorëz, Zola, arka e disa lloje të tjera”, tha zëdhënësja e Policisë.

Ajo saktësoi se armatimi është gjetur në mes të fshatrave Verbovc dhe Shtuticë, të komunës së Drenasit.

“Njësia policore është duke bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe janë në pritje të njësiteve të specializuara për çminim pasi që predhat  dhe mjetet e tjera shpërthyese mund te paraqesin rrezik për ndonjë shpërthim eventual”, theksoi zëdhënësja Florie Ahmeti-Haziraj.