Aeroporti jep detaje, çfarë ndodhi në fluturimin Prishtinë-Bazel?

Pasagjerët që po fluturonin nga Prishtina në Bazel javën e kaluar kanë përjetuar tmerrin pasi aeroplani pati turbulenca për 5 minuta para mbërritjes në destinacion.

Lidhur më këtë bëhet e ditur se si pasojë e turbulencave të mëdha kanë pësuar lëndime 3 udhëtarë, njëri i ndodhur jashtë ulëses, një nga uji i nxehtë i kafes dhe një tjetër nga rënia e bagazhit të dorës mbi ulëse.

Sipas një komunikatë të përbashkët nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës (AACK) dhe Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), më tutje bëhet e ditur se 5 persona të tjerë kanë pasur trauma dhe së të gjithë pasagjeret janë liruar nga spitali.

“Pilotët nuk kanë deklaruar emergjencë dhe aeroplani nuk ka devijuar në ndonjë aeroport tjetër të afërm gjatë fluturimit, sepse nuk ka pasur nevojë, por kanë vazhduar në destinacionin final në Basel, ku kanë aterruar në ora 18:13 (UTC). Pas arritjes në Basel, ky aeroplan ka qenë subjekt i një kontrolli teknik në aeroportin e Bazelit dhe më pas është ngritur nga Baseli në ora 20:24 (UTC) me udhëtar në drejtim të Prishtinës dhe ka aterruar në Prishtinë në ora 22:20 (UTC)”, thuhet në njoftim.

Më tutje kanë deklaruar së “Fotografitë e interierit të aeroplanit, që kanë qarkulluar në media, nuk paraqesin rrezikim të vlefshmërisë ajrore, rrjedhimisht të sigurisë së fluturimit. Në foto shihen rregullime të pjesëve të brendshme dekorative e jo të strukturës së aeroplanit apo ndonjë komponenti”.

 

https://kallxo.com/turbulenca-ne-aeroplanin-prishtine-basel-tmerrohen-pasagjeret/