Arkiv - Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha gjatë ditës së katërt të ushtrimit fushor 'Shqiponja 6', Foto: Kallxo.com

Aeroporti i Gjakovës drejt shndërrimit në Aeroport ushtarak?

Me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Rrustem Berisha, Aeroporti i  Gjakovës ka kaluar nën kompetencat e Ministrisë nevoja të FSK-së.

“Më qëllim të krijimit të kushteve të favorshme për operim, vendosjen e pajisjeve, FSK-ja ka menduar të ketë edhe Aeroportin e Gjakovës, i cili është nën mbikëqyrjen Zhvillimit Ekonomik. FSK-ja për përmbushjen e nevojave të saj duhet të ketë qasje në këtë hapësirë”, tha ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha.

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se kalimin i Aeroportit nën menaxhimin e Ministrisë së Mbrojtjes e ndalon shkatërrimin e mëtutjeshëm

“Lajmi i parë do të ishte që do të ndalej shkatërrimi më i tepërt i këtij aeroporti. Për mendimin tim personal është lajm i mbarë sepse ndërprehet shkatërrimi”, tha Haradinaj.

Ndërsa ministri i MZHE-së Valdrin Lluka,  tha se fillimisht është mirë të pritet aktivizimi i aeroportit e pastaj t`i kaloj nën menaxhim Ministrisë Mbrojtjes.

“Jemi në diskutim e sipër për aktivizimin e këtij aeroporti, kemi filluar procedurat e shpenzimit, kemi pasur koordinim edhe me LIMAK, ndoshta do të ishte mirë të pritej për aktivizim, pastaj me dëshirë ia kalojmë Ministrisë së Mbrojtjes”, tha ai.