Ilustrim

Aeroplanin e godasin shpezët, shkakton vonesa në aterrim

Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës ka njoftuar se shkak i vonesës se fluturimi X38960 i kompanisë ajrore TUI Fly ka qenë si pasojë e goditjes me shpezë.

Aeroplani ka qenë duke arritur nga Aeroporti Basel – Mulhouse dhe shpezët kanë goditur aeroplanin.

“Problemet teknike janë sanuar në ndërkohë, dhe aeroplani është nisur për Basel në ora 6:27 (kohë lokale), në vend të kohës së paraparë në 2:45”, thuhet në njoftimin e aviacionit civil.

Po ashtu, Aviacioni ka njoftuar se aeroplani i fluturimit 8Q 710 i kompanisë Onur Air me destinacion Antalia, për shkak të një problemi teknik  nuk ka mundur të niset në kohën e paraparë, në ora 3:30 (kohë lokale).  Ekipi i mirëmbajtjes së kompanisë është duke e trajtuar problemin.