Dei i Zi | Foto: Wikipedia

Aeroplani Rus Rrëzohet në Detin e Zi

Me aeroplanin ushtarak rus të rrëzuar në detin e Zi po udhëtonin 92 persona, tha Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, ndërsa transmeton BBC.

Aeroplani humbi kontaktin me radarët dy minuta pasi u ngrit nga aeroporti në Sochi.trupi i një udhëtari dhe pjesë të aeroplanit janë gjetur në det, ndërsa BBC tregon se nuk raportohet për ndonjë të mbijetuar.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë sipas BBC-së tha se në aeroplanin Tu-154 kishte ushtarë, 64 anëtarë të një ansambliushtarak muzikor dhe 9 gazetarë.

Aeroplani po shkonte drejt Latakisë në Siri. Ai ishte nisur nga Moska, por ndaloi në Aeroportin “Adler” në Sochi për t’u furnizuar me karburant.

“Pjesë të aeroplanit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë Tu-154 janë gjetur 1.5 kilometra larg bregut të qyetit Sochi në Detin e Zi në një thellësi 50 deri 70 metra,” tha Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë.

Marrë nga BBC