Aeroporti i Prishtinës | Foto: KALLXO.com

Aeroplani në Zagreb, Udhëtarët e Presin në Prishtinë

Një qytetar është ankuar në KALLXO.com se një aeroplan që nga aeroporti i Prishtinës duhej të nisej në orën 13:00 drejt Shtutgardit të Gjermanisë, nuk e ka nisur fare këtë udhëtim.

Qytetari ka thënë se vetëm ky fluturim sot nuk është realizuar, ndërsa ka bërë të ditur se udhëtarët e prisnin aeroplanin në aeroport, ndërsa mes tyre kishte edhe pleq e fëmijë.

Por ky aeroplan duhej të vinte nga Gjermania në Kosovë, për t’u nisur prapë për shtetin gjerman.

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës Valentina Gara tha për KALLXO.com se aeroplani nuk ka ardhur fare në Prishtinë, por ka ateruar në një aeroport në Kroaci.

“Fluturimi në fjalë është divertuar në Zagreb dhe nuk arritur fare në Aeroportin e Prishtinës.”, shpjegoi Gara duke shtuar se fluturimi operohet nga kompania Eurokoha.