Administrata Tatimore Mblodhi më Shumë Para

Kjo administratë sipas raportit të Ministrisë së Financave gjatë nëntë muajve të parë të 2015 arkëtoi nga tatimet 246.20 milionë euro.

ATK-ja për periudhën janar-shtator 2015 kishte planifikuar arkëtimin e 146.2 milionë eurove, ndërsa raporti i ministrisë tregon se ajo i tejkaloi planifikimet për 0.1 për qind.

Të hyrat më të larta për 11 për qind deri në tremujorin e tretë të 2015-ës në krahasim me arkëtimet në këta muaj gjatë 2014-ës, raporti shpjegon se u arritën falë rritjes së aktivitetit të përgjithshëm ekonomik, i cili rriti edhe qarkullimin dhe pagesën e tatimit.

Rritja e arkëtimit nga Tatimi në të Ardhurat e Korporatave ndodhi nga aktiviteti i shtuar i 20 tatimpaguesve më të mëdhenj që paguan 11 milionë euro më shumë në krahasim me vitin e kaluar,

Kjo rritje erdhi nga aktiviteti i industrisë, prodhimit, ndërtimtarisë, shpërndarjes së energjisë elektrike, veprimtarisë bankare, prodhimit të çimentos, tregtisë me shumicë dhe asaj me pakicë, aktivitetit postar dhe prodhimit të artikujve të plastikës për ndërtimtari.

Ngritje të mjeteve të fituara për ATK-në ka pasur edhe nga Tatimi në të Ardhurat Personale si rezultat i i punësimit të një numri punëtorësh tek 20 tatimpaguesit më të mëdhenj dhe ka rezultuar me një diferencë pozitive prej 4.6 milionë euro në pagesa.

Nga Tatimi në Vlerën e Shtuar (TVSh) rritja ka ardhur si rezultat i pagesave më të larta nga këta 20 tatimpagues që arrijnë vlerën prej 17 milionë eurove. Në ketë grup bëjnë pjesë të gjithë ata tatimpagues të cilët merren me sektorin e prodhimit, ndërtimit, tregtisë me shumicë dhe pakicë dhe sektori i ndërtimit të rrugëve.

Sipas Ministrisë së Financave të hyrat tjera të ATK-së përfshijnë mbledhjen e borxheve nga tatimi i paragjykuar dhe tatimi në fitim, licencat për lojërat, të hyrat nga shitja e mbeturinave, kontos kaluese, kompensimet e dëmeve nga kompanitë e sigurimeve, të hyrat nga shitja e mallrave të konfiskuara dhe tatimin mbi qira nga pasuria e patrupëzuar.

ATK sipas MF për TM3_2015

Burimi: Ministria e Financave