Adem Mikullovci Zë Ulësen e Kryesuesit të Kuvendit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci, është ulur në karrigen e kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Mikullovci, si deputeti më i moshuar i Kuvendit të ri, do ta kryesojë seancën deri në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit.

Deputeti i Vetëvendosjes do të asistohet nga deputetja më e re që është Teuta Rugova nga LDK.