I akuzuari Adem Grabovci dhe të tjerët ne Gjykate per rastin 'Pronto' 15 nentor 2018

Adem Grabovci dhe të akuzuarit e tjerë në rastin 'Pronto', deklarohen rreth fajësisë

 

Adem Grabovci së bashku me njëmbëdhjetë  të akuzuarit e tjerë të aferës së përgjimeve ‘Pronto’, sot kanë dal para gjyqit për t’u përgjigjur rreth akuzave që u vihen në barrë.

Në këtë çështje penale sot u mbajt shqyrtimi fillestar ku të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm. Aktakuën e Prokurorisë Speciale është duke e përfaqësuar prokurorja Drita Hajdari, derisa kryetar i trupit gjykues është gjykatësi Shashivar Hoti.

Në prill të këtij viti, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë në rastin e quajtur “Pronto”

Kujtojmë se muajin e kaluar ka qenë e paraparë që të mbahej shqyrtimi fillestar por një gjë e tillë është bërë e pamundur pasi që i akuzuari Adem Grabovci nuk ishte paraqitur në sallë të Gjykatës.

https://kallxo.com/grabovci-mungon-ne-seancen-e-pare-per-rastin-pronto/

 

Në këtë çështje penale janë të akuzuar njëmbëdhjetë persona me funksione të larta zyrtare: ish-deputeti Adem Grabovci, ministri aktual Besim Beqaj, deputeti aktual Zenun Pajaziti, dy ish-sekretarë të përgjithshëm, Ilhami Gashi dhe Xhavit Dakaj, ish-zëvendësministri Fatmir Shurdhaj, këshilltari politik në MPB Sadat Gashi, ish-drejtori i bordit të ndërmarrjes publike “Radoniqi-Dukagjini” në Gjakovë Ismet Neziraj, ish-drejtori i bordit të ndërmarrjes publike “Hidro-Drini” në Pejë Rexhë Abazi, ish-kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit Nijazi Kryeziu dhe ish-shefja e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti.

Sipas Prokurorisë Speciale, të akuzuarit akuzohen për kryerjen e veprës penale – shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje, nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, prej të cilave disa prej veprave kanë mbetur në tentativë.

Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare duke bashkëpunuar në mes vete për dhënien e privilegjeve dhe përparësive në mënyrë të kundërligjshme personave të cilët kanë konkurruar në funksione të rëndësishme, siç janë: drejtor për ndërmarrjet publike qendrore, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kryeshef i Agjencisë për Produkte Medicinale dhe koordinator i Qendrës së Regjistrimit Civil në Komunën e Klinës, duke mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e kandidatëve të tjerë, të garantuara me ligj.

Dosja ‘Pronto’: Si i dështoi montimi i zgjedhjes së kryeshefit të Agjencisë për Produkte Medicinale?

Në aktakuzë është trajtuar çështja penale e punësimeve dhe ndarjes së posteve, të bazuara në përkatësinë partiake dhe raporte personale, për të cilin problem për një kohë të gjatë alarmojnë qytetarët e Kosovës, agjencitë për zbatimin e ligjit si dhe mediat dhe shoqëria civile.

Përndryshe, ky rast ishte publikuar nga mediat, duke zbuluar veprimet dhe metodat e punësimit brenda grupeve të ngushta interesi, në bazë të së cilës është nisur hetimi i Prokurorisë, i cili rezultoi me ngritjen e aktakuzës, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

KALLXO.com ka shkruar edhe më herët për këtë rast.

https://kallxo.com/adem-grabovci-do-gjykohet-nga-krimet-e-rendapronto/