Hotel Grand - FOTO: Naim Krasniqi - KALLXO

‘Accor Hotels’ aplikon për investime në Hotelin Grand

Zv/kryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi sot ka pritur në takim presidentin e kompanisë ‘Global Hotel Investments’ AG  Roger Maibach, kompani kjo e cila në partneritet me rrjetin më të madh të hoteleve në botë ‘ACCOR HOTELS’ ka dorëzuar aplikacionin për statusin e Investitorit Strategjik për ‘Hotel Grand’ në Prishtinë.

‘Accor Hotels’ është një rrjet global i hoteleve dhe lider i tregut në Evropë, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi.

Ky rrjet posedon 4300 hotele në 100 shtete.

Në kuadër të këtij grupi veprojnë hotelet më të njohura botërore si: Movenpick, Fairmont, Sofitel, Rixos, Pullman, Sëissotel, Grand Mercure, Novotel, Ibis. Presidenti i Global Hotel Investments AG, Roger Maibach, tha që ky rrjet i hoteleve së shpejti do të jetë prezent edhe në Shqipëri, Mal te Zi dhe Maqedoni.

“Aplikimi i një rrjeti me reputacion si Accor Hotels për të hyrë në tregun e Kosovës është fat i mirë dhe gjithsesi do të kontribuojë edhe në interesimin e kompanive të tjera të këtyre përmasave për fitimin e statusit të investitorëve strategjik në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Diasporës.