Deputeti Lumir Abdixhiku - Foto: LDK

Abdixhiku: Shteti të krijojë rend e qetësi ose të lëshojë rrugë

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas plaçkitjeve të shumta që kanë ndodhur kohëve të fundit në vendin tonë.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”  tha se kjo është një gjendje e jashtëzakonshmë dhe se shteti duhet të sigurojë rend dhe qetësi.

“14 plaçkitje për 1 muaj – me një polic të vrarë në detyrë – s’është gjendje e zakonshme; është gjendje e jashtëzakonshme. Është gjendje frike, tmerri e anarkie. E nisën njëherë me banka, tash plaçkisin markete, punëtori e dyqane. S’kalon ditë pa një lajm grabitjeje; në mes të vendbanimeve – në mes të ditës”,

“Banditë të armatosur bëjnë rendin në rrugë; sillen të egër, të lirë e paprekur – dhe shteti mbetet në gjumë. Udhëheqësit e ministrisë, policisë, e inteligjencës kanë veçse një detyrë, të krijojnë minimalisht rend e qetësi. Nëse s’mund të bëjnë një gjë të tillë, le të lëshojnë rrugë për të tjerë djem e vajza që i japin këtij vendi erë shtet”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme një filiale e rrjetit të marketeve ‘Meridian’, në lagjen Dardania në Prishtinë është grabitur nga disa persona.

Kurse, javën e kaluar është vrarë një polic në detyrë, Izet Demaj duke tentuar të ndalojë një hajn të një banke në Istog.

https://kallxo.com/grabitet-meridiani-policia-arreston-grabitesin/