Deputeti Lumir Abdixhiku - Foto: LDK

Abdixhiku: LDK Fituese në Numrin më të Madh të Komunave

Zyrtari i LDK-së Lumir Abdixhiku në konferencën e parë pas përfundimit të procesit të votimit tha se partia e tij është fituese absolute në numrin më të madh të komunave në Kosovë.

“Rundi i dytë i votimeve e rikonfirmon LDK-në si partinë më të madhe në vend. Katër komunave të fituara në rundin e parë i shtohen edhe plot të tjera”, tha Abdixhiku.

Ai ka uruar kryetarët e rinj të Gjilanit, Podujevës, Istogut dhe Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, të cilët sipas tij me fitore bindëse kanë përfunduar procesin zgjedhor.

Sa i përket Prishtinës, Abdixhiku tha se rezultatet janë në numërim e sipër, ndërkaq shton se kanë rezultate inkurajuese.